Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të forta, disa të lënduar

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të forta, disa të lënduar

17:10, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Vlorë, në lagjen e Lef Sallata, një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar me të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 10 persona, kryesisht të rinj, janë përfshirë në konflikt, i cili dyshohet se ka nisur për arsye banale në zonën e njohur si zona pas bulevardit 'I.Qemali'.

Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda në kokë. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sejdi Latifaj dhe Batjar Llanaj të cilët po marrin ndihmën mjekësore.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco