Magazinat me kanabis në Peqin – EMRAT/ Drejtoria e Përgjithshme përjashton 7 zyrtarët lokalë të Policisë

Magazinat me kanabis në Peqin – EMRAT/ Drejtoria e Përgjithshme përjashton 7 zyrtarët lokalë të Policisë

14:31, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas pezullimit nga detyra, Policia e Shtetit përjashtoi nga radhët e saj 7 zyrtarët e policisë lokale që nuk morën masa për zbatimin e territorit, pas zbulimit të magazinave me kanabis në Peqin.

Pas hetimit disiplinor për shkelje të rënda nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, u përjashtuan përfundimisht nga radhët e uniformave blu:

Komisar Altin Gusho,

Komisar Danjel Kacaniku,

Nënkomisar Sefer Dushku,

Inspektor Muharrem Zylyfi,

Nënkomisar Bilbil Lita,

Komisar Denis Sinani ,

Inspektor Arben Koseni

Përjashtimi vjen pas zbulimit të dy magazinave ku u gjetën rreth 4 mijë rrënjë kanabis, në fshatin Krutaj të Peqinit.

Kujtojmë se operacioni në fshatin Krutaj u zhvillua më 19 mars të këtij viti. Fillimisht u raportua se magazinat ishin në pronësi të drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili më pas u shpall në kërkim nga policia, dhe që u vetëdorëzua disa orë pas operacionit.

Hasa para grupit hetimor mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme.

Ai gjithashtu pohoi se kishte shkuar më herët në atë objekt, por nuk kishte pasur dijeni për aktivitetin, që mund të ishte ushtruar aty.

Një ditë pas operacionit, 20 mars, Bilal Hasa u la i lirë, pasi sipas grupit hetimor nuk kishte lidhje me aktivitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco