Operacion antidrogë në Tiranë, rreth 30 urdhërarreste janë firmosur për ekzekutim! Sekuestrohet kokainë dhe hashash

Operacion antidrogë në Tiranë, rreth 30 urdhërarreste janë firmosur për ekzekutim! Sekuestrohet kokainë dhe hashash

12:07, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një operacion antidrogë po zhvillohet në Tiranë. Burimet për Syri bëjnë me dije se janë firmosur rreth 30 urdhërarreste.

Mësohet se aksioni është vijim i një hetimi disa mujor nga skuadra e antidrogës.

Gjate operacionit deri tani janë sekuestruar rreth 2 kg kokainë dhe 60 kg hashash. 

 Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale, të përfshira prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco