U zhvillua në Gjykatën e Tiranës, në Dhomën penale seanca e masës për protestuesit e arrestuar dhunshëm nga policia gjatë protestës së opozitës me 17 prill.
Avokatet mbrojtës të protestuesve kërkuan përjashtimin e gjykatësit Enkel Peza.
Ndërkohë që prokuroria ka kërkuar në pretencën e saj, 5 arreste me burg, 2 arreste shtëpie dhe 4 detyrime paraqitje. në përfundim, Gjykata vendosi të lirojë nga burgu gjashtë nga të arrestuarit, ndërsa 5 të tjerë janë lënë në burg.
Kërkesa e Prokurorisë:
Arrest me burg:
1. Kelmend Çuçka
2. Bujar Tusha
3. Henri Shapllo
4. Mirvet Toçilla
5. Sem Bici
Arrest në shtëpi:
1. Bardhyl Ndou
2. Sokol Bajraktari
Detyrim paraqitje:
1. Igball Domi
2. Gentian Tuga
3. Ernest Kapo
4. Edison Shyti
U bë me dije se njëri nga protestuesit e ndaluar është në spital dhe po i merret një letër përfaqësimi me shkrim dore. Henri Shapllo ka që nga ndalimi që është në spital pasi është dhunuar nga forcat e policisë.
Mësohet se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit është rrëzuar nga gjykatesi Dritan Halluni.
© SYRI.net