Përplasje kokë më kokë në Fiershegan të Beratit, një person dërgohet në spital

Përplasje kokë më kokë në Fiershegan të Beratit, një person dërgohet në spital

19:33, 19/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fiersheganit, në Berat ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Sipas informacioneve paraprake, një person që udhëtonte me një automjet tip Toyota ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe efektivët e Policisë Rrugore.

Dyshohet se drejtuesi i Toyota-s ka qenë në manovër parakalimi kur është përplasur me një automjet tip Skoda.

Fatmirësisht, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për normalizimin e qarkullimit në aksin Lushnjë–Berat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco