Një burrë 34-vjeçar është arrestuar dhe një 29-vjeçar është denoncuar, të dy për shpërndarje droge, mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në Cremona.
Operacioni nisi pas një kontrolli të kryer nga “Squadra Volante” e Komisariatit të Cremonës gjatë natës së kaluar, gjatë të cilit u ndalua në Piazza IV Novembre 29-vjeçari, një shtetas shqiptar me precedentë penalë. Ai u kap me 85 gramë hashash, 3 gramë kokainë dhe 1300 euro në para cash, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i shpërndarjes së drogës.
Hetuesit arritën të identifikonin furnizuesin e tij, një shtetas italian 34-vjeçar, i cili u gjet në banesën e tij në një komunë të provincës së Cremonës.
“Squadra Mobile” dhe patrullat e Cremonës kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 4912 gramë hashash të ndarë në disa doza dhe pako; 250 gramë marijuanë gjithashtu e ndarë në disa qese; 212 gramë kokainë, përfshirë 8 doza, si dhe një peshore, një makinë për paketim me vakum dhe 1325 euro.
© SYRI.net