Aksident në aksin Milot–Lezhë, përplasen 3 automjete, dy të plagosur

18:29, 18/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin Milot–Lezhë, ku janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues H. J., të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot–Lezhë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J, janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco