Gjykata ‘kthen’ në detyrë kreun e IMT, e lë me detyrim paraqitje bashkë me Carapulin

Gjykata ‘kthen’ në detyrë kreun e IMT, e lë me detyrim paraqitje bashkë me Carapulin

13:17, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë Rigers Sheqeri dhe juristit Erlion Papa duke u caktuar masat detyrim paraqitje për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Vendimi është marrë këtë të enjte gjatë vlerësimit të masave.

Ndërkohë togat e zeza hoqën masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për biznesmenin Pandeli Carapuli duke lënë në fuqi masën e detyrimit për tu paraqitur teksa akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Gazetari i Syri tv, Fatjon Gjinaj meson se, hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të Admir Agos administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k i cili pretendon se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime të paligjshme që kanë shkaktuar dëme.

Nga verifikimet rezultoi se kompania ndërtuese nuk ishte e pajisur me leje ndërtimi për objektin në Njësinë Administrative Farkë. Prokuroria e Tiranës pretendon se, megjithëse inspektorët e IMT-së konstatuan shkeljen dhe mbajtën procesverbal, kryeinspektori, i mbështetur edhe në relacionin e juristit, vendosi mbylljen e procedurës në kundërshtim me ligjin, pa vendosur asnjë masë administrative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco