EMRI/ U gjet i pajetë në banesë, 78-vjeçari i divorcuar dyshohet të jetë vrarë…

12:53, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një 78-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacionit paraprak, viktima është shtetasi Gëzim (M) Vija, rreth 78 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë prej rreth 25 vitesh. Trupi i pajetë është gjetur në banesën ku ai jetonte dhe më pas është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Sipas gazetares së SYRI TV në Korçë, i moshuari rezulton i divorcuar dhe ka katër fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë, ndërsa dy të tjerë jetojnë jashtë shtetit.

Familjarët janë thirrur në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre, pasi deri më tani nuk ka ende një motiv të përcaktuar për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari mund të jetë goditur me një send të fortë, ndërsa ekspertiza më e detajuar pritet të kryhet në morgun e Spitalit të Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco