Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të sqaruar nëse bëhet fjalë për ndonjë ngjarje aksidentale apo rrethana të tjera.
Dyshimet nga grupi hetimor janë që i moshuari është goditur me send të fortë. Ende po bëhet kqyrja paraprake ndërsa më e detajuar do të bëhet në morgun e spitalit të Korçës.
© SYRI.net