Gjysma e Tepelenës në errësirë prej dy orësh, pa energji edhe spitali qëndror

22:29, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej rreth dy orësh, një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Tepelenës ndodhet pa energji elektrike, duke përfshirë edhe spitalin “Përparim Tepelena”.

Sipas informacioneve paraprake, ndërprerja e energjisë ka prekur disa zona të qytetit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i defektit dhe as kur pritet rikthimi i furnizimit.

Situata paraqitet shqetësuese, veçanërisht për institucionet shëndetësore, ku mungesa e energjisë mund të ndikojë në shërbimet ndaj pacientëve. Autoritetet pritet të japin një sqarim në vijim mbi arsyet e ndërprerjes dhe masat për zgjidhjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco