Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

VIDEO/ Kapet me pistoletë me vete në lokal, arrestohet 1 person në Fushë Krujë

VIDEO/ Kapet me pistoletë me vete në lokal, arrestohet 1 person në Fushë Krujë

12:29, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prangat e policisë ka rënë një 36-vjeçar me iniciale A. Xh. pasi është kapur me pistoletë në çantën e krahut.

‘Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit A. S., në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin A. Xh., të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak’, thuhet në njoftimin e policisë.  

Njoftimi/ DVP Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Klienti”.  

Kapet i armatosur me pistoletë në një lokal në Fushë Krujë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.      

Procedohet penalisht pronari i lokalit, për moskallëzim krimi.    

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.  

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Klienti”.   

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit A. S., në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin A. Xh., të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.  

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 36 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 41 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco