Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Kokainë dhe kanabis në makinë, kallashnikov dhe thikë në banesë, arrestohet i riu në Shkodër

10:44, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prangat e policisë ka rënë një 23-vjeçar në Shkodër, pasi i është gjendur kokainë dhe hashash në makinë dhe pas kontrollit në banesë, i janë gjendur edhe armë zjarri.

‘Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza’, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkodër/ Njoftimi i policisë 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ura”. 

Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari.

Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.  

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.       

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, një pushkë pneumatike dhe një armë e ftohtë (thikë). 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco