Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Sekuestrohen 10 kilogramë kanabis në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari

Sekuestrohen 10 kilogramë kanabis në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari

10:00, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor “Kosani” dhe ka arrestuar një 41-vjeçar.

Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga shtetasi A. Sh., banues në fshatin Aliaj.

Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e vjetër të 41-vjeçarit, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco