Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Makina përfshihet nga flakët pranë autostradës Fier–Vlorë

Makina përfshihet nga flakët pranë autostradës Fier–Vlorë

22:46, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës Fier–Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në tokat bujqësore të kësaj zone, ku mjeti është konstatuar duke u djegur plotësisht.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pa arritur të shpëtojnë automjetin, i cili është shkrumbuar totalisht.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë edhe arsyeja pse mjeti ndodhej në këtë zonë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco