Nga Elton Qyno – Syri.net
Klodian Llomi alias Mazari nga Maqellara e Dibrës, rezulton të jetë arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Dibrës. Mazari, ishte shpallur në kërkim nga autoritet Italiane, ndërsa qëndronte i fshehur në zonën e Dibrës.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Klodian Mazari, ka shtyrë nga një lartë policin Gentian Meda dhe kolegun e tij Bilal Gjapi, të cilin ishin në përpjekje për ta neutralizuar dhe arrestuar.
Të dy policët e skuadrës “Shqiponja” janë transportuar në Tiranë për trajtim mjekësor.
Klodian Llomi alias Mazari rezulton i dënuar nga autoritet Italiane me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg për grup kriminal, trafik droge dhe prostitucion.
© SYRI.net