Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestĂ«s, turpi i intelektualĂ«ve

Drejtori i Mjedisit, Klesti Çela rreh Fatmir MetĂ«n nĂ« zyrat e IKMT-sĂ«

Drejtori i Mjedisit, Klesti Çela rreh Fatmir MetĂ«n nĂ« zyrat e IKMT-sĂ«

17:36, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një incident i rëndë ka ndodhur në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Sipas burimeve, Meta Ă«shtĂ« sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit qĂ« Ă«shtĂ« kunati i Ergys Agasit, sĂ« bashku me tre persona tĂ« tjerĂ«. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas njĂ« pĂ«rplasjeje verbale tĂ« ndodhur njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« mes palĂ«ve.

Burime brenda institucionit bëjnë me dije se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Sipas tyre, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës.

Pas debatit fillestar, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me qyta pistoletash brenda ambienteve të institucionit.

Raportohet se Meta Ă«shtĂ« goditur nga Çela dhe persona tĂ« tjerĂ« qĂ« e shoqĂ«ronin, ndĂ«rsa rrethanat e plota tĂ« ngjarjes mbeten ende pĂ«r t’u sqaruar.

Pas incidentit tĂ« rĂ«ndĂ« Çela mĂ«sohet se ka shkuar nĂ« zyrĂ«n e Afrim Qendros, ku ka kĂ«rkuar dorĂ«heqjen.

Pas incidentit personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco