Lajmi i fundit

LIVE- Vijon marshimi i protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Sipërmarrësi denoncon skandalin në Kalivaç/ Shameti: Shteti po kërkon të më marrë makineritë…

12:15, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një qytetar nga Saranda, administrator i kompanisë ‘Shameti shpk’, ka denoncuar në Syri Televizion në lidhje me një situatë krijuar në ish-kantierin e hidrocentralit të Kalivaçit në Memaliaj.

Shtetasi Flamur Shameti, tregon se në vitin 2009 lidhi dy kontrata nënkontraktimi me kompanin ë HYDRO SRL të biznesmenit Italian, Francesko Beketi, për të kryer punime në Hecin e Kalivaçit.

Por, pas vitit 2014, për shkak të largimit të Beketit nga Shqipëria si pasojë e sulmit që i bëri qeveria duke mbyllur TV Agon Channel, kantieri u mbyll. Flamur Shameti tregon se kompania e tij vijoi të qëndrojë në kantier, duke ruajtur objektin, pasi në të ndodheshin makineri dhe pajisje.

Pas vitit 2019, qeveria ndërhyn duke e larguar nga kantieri dhe roje të objektit kontrakton një kompani private. Ky zhvillim duket se kishte prapaskenë, nxjerrjen në ankand të makinerive dhe pajisjeve që ndodheshin në kantier.

Deri në vitin 2003 u hapën dy procedura ankandi, për shitjen e makinerive për skrap, por të dyja procedurat u anuluan për shkak se pjesë e inventarit ishin dhe makineritë e kopanisë Shamneti Shpk.

Në gusht të vitit 2025 rihapet një tjetër procedurë ankandi, ku këtë herë futet në garë edhe vetë kompania Shameti SHPk, por përjashtohet nga gara për mungesë dokumentash. Ankandi gjithësesi ankimohet në Komisionin e Prokurimit Publik, ndërsa vijon ende të jetë në këtë institucion duke u trajtuar.

Por këtë të martë, në kantier kanë shkuar për të marrë mjetet dhe makineritë e mbetura në luginën e Vjosës, makinat e një kompanie 'Cekrezi shpk'. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco