VIDEO/ Pas 11 ditësh ‘torturë’, sot hapet provizorisht aksi Librazhd-Prrenjas

11:35, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të martë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen provizore të rrugës Librazhd-Prrenjas, e cila qëndron e mbyllur për çdo automjet prej 11 ditësh. Ky aks pësoi dëmtime në strukturë, çarje dhe rrëshqitje gurësh gjatë ditëve me reshje, ndërsa autoriteteve iu desh më shumë se 10 ditë kohë për të ndërhyrë dhe të arrijnë në një hapje provizore.

Në një lidhje direkte, gazetarja e Syri TV tha se në të dy kahet e aksit ka radhë të gjata makinash që presin të kalojnë, ndërsa kjo rrugë prej kohësh është kthyer në makth për banorë të zonës, e jo vetëm.

Aktualisht ndodhem në pjesën e aksit nacional Librazhd-Prrenjas, pikërisht në zonën Arat e Gurrës, e cila pësoi një shembje 11 ditë më parë. Ndërkohë që vetëm gjatë ditës së sotme, në orën 12, sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, do të bëhet e mundur që të jetë kjo rrugë e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve, përfshirë këtu automjetet e vogla, autobusët, por dhe automjetet e tonazhit të rëndë, sipas njoftimit të bërë gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë që gjatë momenteve tanimë po bëhet dhe ngjeshja e të gjithë pjesës së inerteve, të të gjithë pjesës së çakullit të hedhur në këtë rrugë për ta bërë atë dhe më të lehtë për kalimin e automjeteve. Ndërkohë që sipas burimeve, janë bërë të gjitha provat e nevojshme në këtë aks me automjetet e tonazhit të rëndë për të provuar kështu edhe qëndrueshmërinë dhe të gjithë bazamentin e kësaj rruge. Ndërkohë që hapja e këtij segmenti vjen pas studimit të zonës me sonda për të kuptuar dhe më tej bazamentin që ndodhet poshtë rrugës. Ndërkohë që dua të theksoj se ka shumë automjete tek të dyja anët e rrugës, si nga pjesa e Prrenjasit deri në Librazhd, ndërkohë që dhe nga pjesa e Librazhdit në Prrenjas, ka automjete të cilat që prej orës 10 të ditës së sotme qëndrojnë në pritje që ky aks të hapet dhe të mund të kalojnë në anën tjetër”, raportoi gazetarja e Syri TV në një lidhje direkte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco