Lajmi i fundit

LIVE- Vijon marshimi i protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Gjykata 3 herë kërkoi dosjen e Ilir Pajës. Ministria: Vonesa nga Italia, materiali erdhi 2 ditë pasi Paja u lirua nga burgu

Gjykata 3 herë kërkoi dosjen e Ilir Pajës. Ministria: Vonesa nga Italia, materiali erdhi 2 ditë pasi Paja u lirua nga burgu

11:25, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno - Syri.net/

Një skandal i rradhës në Drejtësinë Shqiptare, solli në 17 shkurt 2026 lirimin nga burgu të Ilir Pajës, për shkak të neglizhencës dhe procedurave burokratike që erdhën përmes institucioneve të Drejtësisë Shqiptare.

Lirimi erdhi si pasojë e mbarimit të afatit 3 mujor, kohë e nevojshme që Ministria e Drejtësisë përmes letërporosive dhe bashkëpunimit, duhet të siguronte aktet e dosjes italiane, materiale këto që ishin lënë si detyrë nga Gjykata e Lartë, për tu siguruar gjatë procesit gjyqësor me objekt njohjen e vendimit penal të huaj ndaj të arrestuarit Ilir Paja.

Në reagimin e saj Ministria e Drejtësisë, ka pranuar se është njoftuar plot 3 herë nga Gjykata e Apelit Tiranë me qëllim sigurimin e akteve hetimore që duhet të administroheshin nga Italia.

Të treja kërkesave ministria e Drejtësisë, thotë se i është përgjigjur me urgjencë, por çuditërisht letrat nga Italia për rastin Ilir Paja, kanë mbëritur në Itali vetëm dy ditë pasi Paja u lirua nga burgu i  Burrelit.

Ai ishte kjo një strategji dredhuese për të humbur sa më shumë kohë që të pëfundonte afati 3 mujor? Pse letrat Italiane për rastin “Paja” erdhën në Ministrinë e Drejtësisë Shqiptare, vetëm dy ditë pasi Ilir Paja ishte liruar nga qelia dhe vendosur në “Arrest shtëpie”?

Po tani që kanë ardhur letrat nga Italia, prokurorja e çështjes Arta Marku, do disponojë me Rekurs në Gjykatën e Lartë për kthimin në qeli të Pajës, pasi është vetë kjo prokurore që kërkoi zbutjen e masës së sigurisë?

Janë shumë pikëpyetje që duhet të marin përgjigje, por ministria e Drejtësisë, shfajësohet duke pretenduar se vonesa ka ardhur si pasojë e mos reagimit në kohë të palës italiane dhe jo të burokracisë së zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjykata e Apelit, ka kërkuar informacion në lidhje me shtetasin Ilir Paja në datën 31 Dhjetor 2025. E njëjta gjykatë ka kërkuar informacion në Ministrinë e Drejtësisë në datën 29 Janar 2026.

Po ashtu dhe në datën 11 shkurt 2026, Gjykata e Apelit, ka kërkuar informacion për përmbushjen e 3 detyrimeve të kërkuara nga Gjykata e Lartë.

Në të 3-ja rastet Ministria e Drejtësisë, nuk arriti të sigurojë në kohë përgjigjen tek pala Italia. Por çuditërisht letrat nga Italia, Ministria e Drejtësisë Shqiptare, i siguroi vetëm dy ditë pasi, prokuroria e Apelit kishte kërkuar në gjykatë lirimin nga qelia të Ilir Pajës dhe vendosjen e tij në “Arrest shtëpie”.

Veprime proceduriale që bien erë.

Kujtojmë se në vitin 2022 autoritetet Italiane, kanë sjellë dosjen hetimore për Pajën, por ky vendim sipas Ilir Pajës është njohur në vitin 2011 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila mbi bazën e akteve hetimore të transferuara nga Italianët në Shqipëri, rezulton se dënimi i Pajës është njohur dhe dënuar nga GJKR-ja duke çuar në vuajtjen e dënimit në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco