Arrestohet autori i vrasjes me thikë të Elgi Pashollarit pak ditë më parë në Tiranë. Policia e Tiranës informoi mbrëmjen e sotme se është vënë në pranga Gazmend Buçpapa.
Autori ishte mbajtur në mbikqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.
Vrasja e 31 vjeçarit ndodhi më 20 shkurt 2026 gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
“Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” informoi sot policia.
Operacioni u kodua ‘Distanca’.
© SYRI.net