GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tropojë, shpërdoruan detyrën

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tropojë, shpërdoruan detyrën

11:46, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rexhë Byberi dhe Abedin Kërnaja, kryetari dhe zv/kryetari i bashkisë Tropojë, do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjyqtarja e themelit Atalanta Zeqiraj konstatoi se të pandehurit për shpërdorim detyre nuk kishin bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancë paraprake.

Prokurori Elvin Gokaj lexoi kërkesën për gjykim dhe i insistoi një ekspertimi që është kryer në zbatim edhe të detyrave të lëna nga gjykata, ku është konstatuar dëmi ekonomik. Prokurori i SPAK kërkoi të thirren në proces 10 dëshmitare si dhe bëri me dije emrat që janë pyetur gjatë kësaj kohe në cilësinë e personave që kanë dijeni.

Gjykata bërë edhe verifikimin e të pandehurve dhe gjeneraliteteve ku kryebashkiaku Tropojës u shpreh se jo vetëm që nuk është i dënuar me parë por s’ka marrë një vërejtje në 35 vite punë.

Kryebashkiaku dhe zv/kryetari i bashkisë Tropojë akuzohen për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim lidhur me ndërtimin e disa rrugëve ne kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, rast i denoncuar nga Syri Televizion.

Prokuroria vlerëson se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277 milionë lekësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco