Tre të arrestuar në Shkodër për shpërndarje kanabisi, sekuestrohen lëndë narkotike dhe thikë

Tre të arrestuar në Shkodër për shpërndarje kanabisi, sekuestrohen lëndë narkotike dhe thikë

14:00, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Shkodër, përfundoi një operacion i cili goditi tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në pranga ranë K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit; F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri; dhe J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit, te K. Gj. u gjet një sasi kanabisi dhe një mjet prerës (thikë), ndërsa F. N. dhe J. Ç. iu sekuestrua kanabis i ndarë në doza gati për shitje. Të tre shtetasit po hetohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi:

Shkodër / Finalizohet operacioni i koduar “Rotondo”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Goditen tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.
-Vihen në pranga tre shtetas.
Sekuestrohen një mjet prerës (thikë) dhe  sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.
Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga shtetasit:
• K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër;
• F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;
• J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete një mjet prerës (thikë).
Shtetasi F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Gjithashtu, shtetasi J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco