Banorët e Baks-Rrojllit vijojnë protestën/ Tentojnë të fikin mjetet e punës, ndalohen me dhunë nga policia...

12:06, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Baks Rrojllit serish janë përplasur me punonjësit dhe policinë. Ata kanë si qëllim të ndalojnë vijimin e punës, në një protestë masive që përfshin gra, fëmijë, burra dhe të moshuar, për të mbrojtur pronat e tyre nga ndërtimi i një resorti turistik. Banorët shprehen të vendosur: “Do të jetë liri ose vdekje.”

Sipas dëshmitarëve, policia po tërheq me forcë qytetarët nga mjetet e punës, duke krijuar tension dhe përplasje të drejtpërdrejta me banorët.

Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e banorëve për sigurimin e padisë, që kishte si qëllim pezullimin e punimeve. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë me demonstrata edhe më të forta nëse nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët vazhdojnë të kundërshtojnë ndërhyrjet në tokat e tyre dhe kërkojnë respektimin e të drejtave pronësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco