Një 63 vjeçar u arrestua pasi në banesën e tij në fshatin Kllojkë, Bërzhitë u gjetën 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.
Operacioni u kodua “Kllojka”
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi: -M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak." informoi policia.
© SYRI.net