EMRAT/ Plagosja në hotelin e Saukut, i dashuri i 18-vjeçares në kërkim së bashku me dy të tjerë që fshijnë provat

09:42, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emrat e të gjithë personave të përfshirë në vetëplagsjen e 18-vjeçares Natalia Murati janë zbardhur. Mësohet se në pranga kanë rënë dy persona, Mirvete Rexhmati (Gjuta) dhe Vladimir Gjuta.

Ndërkohë, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe i dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, 22-vjeç, i cili dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën e 18-vjeçarja qëlloi veten.

Ende në kërkim janë: Sajmir Gjuta, 49 vjeç, Elvir Gjuta, 24 vjeç, si dhe Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç. Sipas dyshimeve nga policia 18-vjeçarja mund të jetë vetëplagosur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri. 

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco