Policia e Vlorës ka nisur hetimet me metoda proaktive për tre persona të cilët në bashkëpunim me njërin-tjetrin, kanë hedhur në treg, kartëmonedha false. Ata blinin vazhdimisht me këto kartëmonedha në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë kanë kapur 2 prej tyre, shtetasit E. Gj., 27 vjeç dhe J. Gj., 28 vjeç (vëllezër), të dy banues në Vlorë, dhe kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ka caktuar Gjykata e Vlorës, secilit prej tyre, me vendimin e datës 10.02.2026.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit, dhe 4 celularë.
© SYRI.net