Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak, ku një mjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.
Sipas informacionit paraprak, i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme dhe hetime mbi shkaqet e aksidentit.
© SYRI.net