Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Banorët e Velipojës e Durrësit protestë para Parlamentit: Për pronat jemi në procese gjyqsore

14:48, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një protestë të përbashkët banorët e Baks- Rrollit dhe banorët e lagjes numër 1 në Durrës kanë kërkuar që qeveria të tërhiqet nga vendimet për projektin e Resortit në Velipojë dhe të TID në Durrës. Banorët shprehen se shteti po u rrëmben pronën ndërsa kërkojnë dëmshpërblime të drejta.

Syri tv

Banorët e Baks-Rrjoll në Velipojë dhe banorët e lagjes Nr.1 në Durrës, të cilët preken nga projekti TID kanë protestuar para Parlamentit ndërkohë që deputetët ishin në seancë plenare. Në fjalën e tyre banorët akuzojnë se shteti po u merr pronat në mënyrë të padrejtë ndërsa bëjnë apel për ndalimin e projekteve pasi çështjet janë aktualisht në gjyq.

Banorët e Baks Rrjollit kanë protestuar kundër ndërtimit të një resorti në pronat e tyre ndërsa Në qendër të akuzave është kompania "Gener 2", e cila ka marrë statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar resortin turistik.

Teksa banorëve në Lagjen numër 1 në Durrës u ka mbërritur njoftimi që u kërkon brenda datës 16 shkurtit të lirojnë banesat, pasi do të nisin shembjet e objekteve me qëllim që t`i hapet rrugë projektit TID, që parashikon rikualifikim të zonës historike të Durrësit.

Një përfaqësi e banorëve kërkuan që të hyjnë në ambientet e Kuvendit për të kërkuar që çështja e tyre të futej në rend të ditës në diskutimet në Parlament, por kërkesa nuk u pranua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco