Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Kuçovë/ Nuk ka marrë pagën prej 2 muajsh, punonjësja e pastrimit ngjitet në majë të shtyllës

13:35, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit ka hipur në majë të shtyllës pranë ish-Uzinës së qytetit për t’i dhënë fund jetës.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ish deputeti Lefter Maliqi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale pretendon se gruaja nuk ka marrë pagat prej dy muajsh.

Ai ka ngritur akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës dhe kompanisë që menaxhon shërbimin e pastrimit, duke pretenduar për mospagesa dhe shkelje të të drejtave të punonjësve.

Ai shoqëroi reagimin e tij me një video nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Kuçovës apo nga kompania e përmendur, ndërsa pritet një njoftim nga autoritetet për sqarimin e plotë të rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco