Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

FOTO/ Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste me armë bankën në Tiranë

FOTO/ Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste me armë bankën në Tiranë

13:13, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Personi që shihni në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili mesditën e kësaj të enjte tentoi të grabiste filialin e një banke në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:15, shtetasi Bardhyl Fusha, 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës me qëllim vjedhjen. Gjatë qëndrimit brenda, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia bëri të mundur kapjen e autorit të dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 58-vjeçari u shoqërua në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë u mesua me vonë se autori kishte mundur të merrte rreth 2 milionë lekë që ju gjetën në çnatë në momentin e arrestimit nga policia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco