Arrestohet autori i cili tentoi të grabisë degën e një banke në Tiranë.
Raportohet se autori është arrestuar nga efektivët policor, ndërsa është identifikuar si Bardhyl Fusha.Ai ka qëlluar në vendngjarje, pasi u gjet dhe një gëzhojë.
Mesohet se ai ishte i armtasor me nje kallashnikov dhe se ka veperuara i vetëm në vend ngjarje.

Arma e autorit
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.
© SYRI.net