Tre ditë me temperaturë, të vjella e diarre/ Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se konsumoi mjaltë

Tre ditë me temperaturë, të vjella e diarre/ Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se konsumoi mjaltë

14:16, 07/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e raportuar në Vlorë, ku një 4-vjeçar është dërguar i pajetë në spital.

Sipas familjarëve, i mituri kishte shfaqur simptoma, pasi dyshohet se kishte konsumuar mjaltë. Fëmija kishte pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se ishin ndalur. Megjithatë, edhe ditën kur ndërroi jetë, ai vijoi të kishte të njëjtat simptoma, me të vjella të pandërprera, duke përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Në momentin që familjarët e nisën drejt ambulancës ose qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija ishte pa shenja jete, fakt i konfirmuar më pas edhe nga mjekët. Ai u transportua drejt Spitalit të Vlorës, në pediatrinë e madhe, por edhe aty bluzat e bardha konstatuan se 4-vjeçari kishte mbërritur pa jetë.

Aktualisht, autoritetet shëndetësore dhe hetimore janë në pritje të rezultateve të analizave dhe biopsisë, të cilat pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së fëmijës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco