Reshjet e dendura që kanë përfshirë qytetin e Durrësit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme, veçanërisht në zonën e Vollgës, ku uji ka arritur nivele shqetësuese.
Sipas raportimeve për SYRI TV reshjet kanë qenë të vazhdueshme dhe të intensitetit të lartë, duke bërë që kanalizimet të mos përballojnë sasinë e madhe të ujit.
Pjesë të shëtitores janë mbushur plotësisht me ujë, ndërsa lëvizja e këmbësorëve është bërë pothuajse e pamundur.
© SYRI.net