Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

VIDEO/ Aksidenti bllokon Rrugën e Kombit, qindra qytetarë në kaos rrugës së vjetër Rrëshen-Rubik

20:56, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksidenti me vdekje i ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit ka shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit, duke krijuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh.

Për shkak të ngjarjes, Policia Rrugore ka devijuar trafikun drejt aksit të vjetër Rrëshen-Rubik, i cili është mbingarkuar.

Gazetarët në vendngjarje bëjnë me dije se Policia Rrugore ka penguar edhe mediat të afrohen tek zona e aksidentit, duke vështirësuar raportimin për publikun.

Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa qarkullimi vijon të lëvizë me vështirësi.

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në ‘Rrugën e Kombit’, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco