Tre persona janë arrestuar në Vlorë dhe Sarandë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në Sarandë, E. M., 41 vjeç, u kap në banesën e V. Ll., 46 vjeç, duke përgatitur 12 doza kanabisi për shitje.
Në Vlorë, J. Gj., 21 vjeç, iu gjetën dy doza kokainë të gatshme për tregtim. Të tre të arrestuarit janë proceduar penalisht dhe materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë
Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në Vlorë dhe Sarandë.
Vihen në pranga 3 shtetas që shisnin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kanë evidentuar dhe goditur dy raste të njëpasnjëshme, si rezultat i të cilave u arrestuan 3 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Në lagjen nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. M., 41 vjeç, në banesën e shtetasit V. Ll., 46 vjeç, duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje.
Në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. Gj., 21 vjeç, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve procedurale, në të dyja rastet u bë arrestimi në flagrancë i të tre shtetasve të sipërpërmendur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net