Pak pasi Prokuroria e Posaçme i ka vendosur masën e pezullimit nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në zyrat e Qeverisë.
GJKKO, në një reagim të shkurtër për mediat, u shpreh se për shkak të karakterit sekret të masave të sigurisë, gjykata nuk ka ende një njoftim zyrtar për t’u bërë publik. “Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, tha GJKKO.
Burime bëjnë të ditur se Balluku po hetohet edhe për tenderin e lotit të katërt të ndërtimit të Unazës së Madhe, një procedurë e zhvilluar më 15 shtator 2021 dhe aktualisht nën hetim nga SPAK. Sipas të dhënave të open data, në garë morën pjesë 8 kompani, ndërsa u shpall fitues bashkimi i operatorëve:
“EUROTEOREMA PEQIN” shpk & “PE-VLA-KU” shpk & “NOVA Construction 2012” shpk,
me një vlerë prej 1.9 miliardë lekësh.
Shtatë kompanitë e tjera u skualifikuan nga gara dhe nuk është paraqitur asnjë ankesë lidhur me procesin. Megjithatë, platforma Open Procurement e ka kategorizuar tenderin me flamur të kuq, për shkak të mungesës së konkurrencës dhe skualifikimit masiv të operatorëve.
Lista e kompanive pjesëmarrëse:
A.N.K. SHPK
ALB-STAR SHPK
“CURRI” SHPK & “VËLLEZËRIT HYSA” SHPK & “BE-IS” SHPK
GECI SHPK
KEVIN CONSTRUCTION SHPK
MET-ENGINEERING SHPK
TREMA ENGINEERING 2 SHPK & Rruga Ura Asfaltim nr.2 Elbasan & Elmazaj Konstruksion SHPK
EUROTEOREMA PEQIN shpk & PE-VLA-KU shpk & NOVA Construction 2012 shpk
© SYRI.net