Gjatë ditës së sotme GJKKO ka shkarkuar nga detyra zëvendësen e Edi Ramës, Belinda Balluku dhe i ka ndaluar asaj daljen jashtë vendit.
Ndërkohë burimet e Syrit shpjegojnë se nga GJKKO janë marrë masa sigurimi edhe për zyrtarë të tjerë të ARRSH-së dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Krahas Ballukut janë caktuar edhe masa të reja sigurie, dy persona mësohet se janë në “arrest shtëpie”, por duke qenë se deri në këto momente nuk është ekzekutuar kjo masa, kjo është arsyeja pse GJKKO nuk i ka bërë publik emrat.
Nuk janë zbatuar ende masat. Deri sa t’u komunikohet personave nën hetim dhe të pandehur, këto masa mbahen sekret.
Lexo dhe: GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon pasaportën
© SYRI.net