Mallra të kontrabanduara nga Greqia shiteshin në Tiranë, arrestohet 49-vjeçarja

Mallra të kontrabanduara nga Greqia shiteshin në Tiranë, arrestohet 49-vjeçarja

10:22, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Yzberish është zbuluar një dyqan që shiste veshje të dyshuara si të vjedhura në Greqi dhe të futura në Shqipëri përmes kontrabandës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe bllokuar një sasi e konsiderueshme mallrash pa dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.  Administratorja e dyqanit, 49-vjeçares E. K., është arrestuar, ndërsa vijojnë verifikimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Tiranë me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve në DPPSh, operacioni policor i koduar “Outlet”.  

Goditet një rast i kontrabandimit në Shqipëri, të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi.  

Zbulohet dhe bllokohet dyqani në Yzberisht, ku shiteshin mallrat (veshjet) e kontrabanduara.  

Vihet në pranga administratorja e dyqanit.  

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.  

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja: 
 
-E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.  

Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.    

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco