Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap me 10 kg kokainë të fshehur në bagazhin e makinës.
Arrestimi I tij me firmën e prokurorisë së Monzës u bë të mërkurën e kaluar me akuzën posedimit të drogës me qëllim shpërndarjeje. I riu kishte precedentë për vjedhje dhe pastrim sendesh të vjedhura.
Makina ishte në pronësi të një shtetaseje italiane nga Sirakuza, që dyshohet se shërbente si prestanome, dhe ndaj saj ishin marrë masa administrative.
Në momentin e ndalimit, shqiptari u përpoq të arratisej në këmbë, duke lënë motorin e makinës ndezur. Gjatë kontrollit të mjetit, policët vunë re parregullsi në bagazh, i cili dukej i ngritur më shumë se zakonisht, ndërsa tapiceria anësore ishte prerë dhe ngjitur keq.
Pas heqjes së panelit të dyshemesë, u zbulua një ndarje e fshehtë, brenda së cilës u gjetën 9 pako kokainë me një peshë totale prej mbi 10 kilogramësh, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.
© SYRI.net