VIDEO/ 2 vite nga pakti Rama-Meloni, protestë e aktivistëve pranë kampit të Gjadrit

17:17, 01/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas protestës së zhvilluar më herët në Tiranë, një grup aktivistësh ka mbërritur në Gjadër, ku po zhvillon një tjetër tubim kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampit të emigrantëve.

Protesta përkon me përvjetorin e dytë të nënshkrimit të paktit Rama–Meloni, që parashikon ngritjen e strukturave për përpunimin e emigrantëve që ndalohen në ujërat italiane. Aktivistët mbajnë pankarta dhe thirrje kundër marrëveshjes, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe sovranitetin e vendit.

Tubimi po zhvillohet pranë zonës ku eshte ndërtuar kampi, ndërsa forca policie janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco