'Premtime pa shpresë'/ Naftëtarët e Marinzës rikthehen në protestë pas dështimit të takimit me ministren Ibrahimaj

'Premtime pa shpresë'/ Naftëtarët e Marinzës rikthehen në protestë pas dështimit të takimit me ministren Ibrahimaj

08:41, 01/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Takimi i naftëtarëve të sindikatës hidrokarbure  me ministren Ibrahimaj pa dritë shprese. Rifillojnë protestat

 

Kështu do të shpreheshin naftltarët e Sindikatës Hidrokarbure të Marinzës pas takimit të djeshëm që kreu një përfaqsi e tyre me ministren Delina Ibrahimaj më orën 13 në dje në Tiranë

Në takim ata i kishin pohuar kërkesat e tyre drejtuar drejtuesve të kompanisë Bankers ku në dy takime ata nuk kanë rënë dakort për plotësimin e tyre.

Nga ana e saj ministria Ibrahimaj u zotua se Ministria do të trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e ngritura dhe do të luajë rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e një marrëveshjeje midis palëve dhe duke ushtruar kontrolle më kompani nga Inspektoriatwt përkatëse.

LEXO EDHE: 'Dita e 14 e grevës së urisë': Nga 10 grevistë kanë mbetur vetëm 7, qeveria indiferente, naftëtarët në rrezik për jetën

Duke parë indiferencën e premtimet pa shpresë të ministres në faqen e tyre në rrjetin social facebook ata kanë njoftuar një tjetër protestë para zyrave qëndrore të administratës së kompanisë Bankers në Fier, ndërkohë që greva e urisë është mbyllur.

Të mërkurën, më datë 5 nëntor, ora 12:15, të gjithë punonjësit, qytetarët, dhe çdo zë solidariteti ftohen të jenë përpara zyrave të Bankers në Fier.

LEXO EDHE: 'Kompania Bankers' i merr tokën, e përdor për vete dhe refuzon të paguajë, Qytetari: Do bashkohem me grevën e urisë, kërkoj të drejtën time

Le ta ngremë së bashku zërin për dinjitetin e punonjësve, për të drejtat e mohuara dhe për një trajtim të drejtë për çdo naftëtar!

Bashkë do të fitojmë

Sindikata ka kërkuar:

* Rritjen e fondit të pagave me 18%, duke shpërndarë rritjen për punonjësit e fushës dhe ata me paga të ulëta. (Kjo shumë në total për 400 punonjës shqiptar, nuk e kalon vlerën e pagës së një punonjësi me kombësi Kineze të marrë gjatë një viti, bazuar kjo në përgjimet e prokurorisë të dala në media).

* Zbatimin e ligjit për statusin e naftëtarit dhe përshtatjen e profesioneve sipas ligjit për statusin e naftëtarit.

* Promovimin sipas meritokracisë dhe jo preferencave personale.

* Shpërndarjen e drejtë të bonuseve, duke shmangur diferencat mes drejtuesve dhe punonjësve.

* Rritjen e trajtimit ushqimor nga 9000lekë në 13200lekë në muaj 

FOTO GALERI NGA TAKIMI:

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco