Aktivistë shqiptarë dhe mbi 100 ndërkombëtarë do të organizojnë nesër një protestë në Tiranë dhe Lezhë, lidhur me dyvjetorin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampeve për refugjatët.
Aktivistët do të mblidhen në orën 09:00 tek Sheshi Skënderbej dhe do të marshojnë drejt Kryeministrisë dhe Ambasadës italiane dhe asaj të BE-së.
Po ashtu, do të udhëtojnë drejt kampit të Gjadrit ku do të vijojnë protestën.
Të dielën, më 2 nëntor protesta do të vijojë në Fakultetin e Drejtësisë nga ora 09:30- 14:45.
Itinerari:
09:00- 09:30: Mbledhja, Sheshi Skënderbej
10:00 -11:30: Marshim drejt Kryeministrisë, Ambasadës Italiane dhe BE
11:30: Sheshi Nënë Tereza
11:30 -13:00: Udhëtim drejt Kampit të Gjadrit
14:15: Protesta në Kampin e Gjadrit
© SYRI.net