Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Aeroporti i Vlorës/ Gjinaj: Në Prokurorinë e Tiranës është regjistruar procedim për veprën penale ‘mashtrim’

Aeroporti i Vlorës/ Gjinaj: Në Prokurorinë e Tiranës është regjistruar procedim për veprën penale ‘mashtrim’

13:58, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë ditës së sotme ka qenë në Prokurorinë e Tiranës biznesmeni Bexhet Pacolli i cili tha më pas për gazetarët se kishte dhënë një dëshmi pas denoncimit të bërë nga vëllai i tij për disa persona të tjerë, çështje që ka lidhje me pretendimet për Aeroportin e Vlorës.

Ndërkohë që gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj ka mësuar nga burime nga Prokuroria e Tiranës se është regjistruar procedim penal për veprën penale “Mashtrim” lidhur me çështjen “Pacolli”. Regjistrimi është bërë mbi kallëzimet e të dyja palëve. Dhe pyetjet që po bëhen nga prokurori i çështjes po bëhen si persona që kanë dijeni.

Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco