Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Pacolli del nga prokuroria: Aeroporti do të bëhet, çështja në prokurori është mes nesh

13:36, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se ai është pyetur për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës.

Ai qëndroi për 4 orë në prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës.

Pacolli nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se “aeoroporti do të bëhet”. 

Pacolli: Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar me duket se është e drejtë që të shkoi dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve.

Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne i jemi përgjigjur kallëzimit të tyre.

Isha këtu për kallëzimin që vëllai im ka bërë ndaj disa personave që ju e dini ndaj kujt, dhe un isha si person i informuar, për të plotësuar ose për të dhënë informata për këtë çështje.

A keni patutr takime me Edi Ramën për këtë çështje?

Këtu nuk ka të bëjë asgjë qeveria. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria. Nuk ka qeveria këtu asgjë.

Unë e kam lënë në duart e drejtësisë dhe unë besoj shumë në vendimet gjyqësore dhe do të veproj sipas vendimeve gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco