Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

VIDEO/ Vodhi 1 milion lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në banesën e një shtetase, arrestohet 52-vjeçari

12:58, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka zbardhur një vjedhje të ndodhur në rrugën “Musa Agolli”, ku nga kasaforta e një banese ishin marrë 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro.

Pas kallëzimit të bërë nga pronarja e banesës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën hetimore dhe operacionale, duke zhvilluar operacionin e koduar “Rojtaret”.

Si rezultat, u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit P. Z., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit D. B., 56 vjeç, që dyshohet se ka ndihmuar autorin kryesor të largohej nga vendngjarja me automjet.

Hetimet treguan se dy bashkëpunëtorët kishin mbajtur në vëzhgim banesën për disa ditë dhe kanë vepruar në momentin kur ajo ishte bosh. Pasi 52-vjeçari ka hyrë në banesë dhe ka marrë sendet me vlerë nga kasaforta, bashkëpunëtori i tij e ka pritur jashtë me automjet për t’u larguar.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia sekuestroi 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje.

Në vijim, po punohet për kapjen e shtetasit D. B. dhe për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta persona.

Policia e Tiranës thekson se operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjeve të banesave do të vijojnë me intensitet të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco