Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

20:50, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit ai ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtimin e shtetases P. K., e cila u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Testi i alkoolit tregoi se efektivi drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje.

Njoftimi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco