Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Tjetërsimi i tokave në Gjirin e Lalzit/ GJKKO lë në burg ‘Rrumin’ dhe vëllain e deputetit të PS

Tjetërsimi i tokave në Gjirin e Lalzit/ GJKKO lë në burg ‘Rrumin’ dhe vëllain e deputetit të PS

15:41, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

GJKKO Apel lë në fuqi masat e arrestit për “Rrumin” dhe të përfshirët në çështje të ndryshme penale. Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur me si “Rrumi”.

E njëjta masë sigurie është konfirmuar edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të cilët janë të dyshuar për tjetërsim tokash në zonën e Gjirit të Lalzit.

Para trupës gjykuese të Apelit të GJKKO-së doli gjithashtu Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa e arrestit me burg.

Enea Kume dyshohet se ka qenë i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco