Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin 32-vjeçar që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën i riu Landro. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, për mediat ka folur daja i viktimës, i cili i tronditur ka kërkuar drejtësi dhe ashpërsim të ligjit.
Ai u shpreh se ndonëse autori i ngjarjes ka kërkuar falje gjatë seancës, për familjarët kjo nuk është e mjaftueshme. Sipas tij, ngjarja nuk mund të konsiderohet një aksident i thjeshtë, por një vrasje me dashje.
“Në momentin që të ecësh në bulevard me 200 km/h dhe të jesh i papërgjegjshëm, kjo nuk është aksident. Për ne është vrasje me dashje,” deklaroi ai, duke theksuar se të dy testet e alkoolit për shoferin kanë rezultuar pozitive.
LEXO EDHE: Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, gjykata vlerëson masën e sigurisë për 32-vjeçarin
Familjarët e viktimës kërkojnë që ligji të ashpërsohet dhe raste të tilla të mos trajtohen si shkelje të thjeshta të qarkullimit rrugor.
“Ne kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj. Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë që na ka ndodhur,” përfundoi ai deklaratën e tij para gazetarëve, i shoqëruar edhe nga të afërm të tjerë.
Deklarata e familjarit:
"Sot është masa e sigurisë, arrest me burg, për 32-vjeçarin. Nga ajo që mësuam gjatë seancës, ka kërkuar falje, megjithatë kjo është një ndër e shumë e rëndë.
Sapo jemi njohur me vendimin. Unë jam daja i Landros dhe këtu jam bashkë me, me familjarët dhe ne kërkojmë nga drejtësia, ëh, që i vërtetë ai, ai e ka marrë domethënë atë çka meriton, por ne kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj pasi, ëh, ajo nuk është një aksident, por është, për ne është një vrasje me dashje, domethënë.
Në momentin që të ecësh në bulevard me 200 kilometra dhe të jesh i papërgjegjshëm, të kesh, të dalin të dy testet, të dy testet e bërë të alkoolit, të dalin pozitiv, për ne kjo është, kjo është, s'e di unë, nuk, nuk ka fjalë, nuk, nuk e përshkruajmë dot, nuk arrijmë dot ta besojmë domethënë të gjithë këtë që na ka ndodhur.
Kërkojmë që të ashpërsohet ligji dhe të mos, të mos ngelet me burg apo me shkelje të qarkullimit se kjo nuk është shkelje e qarkullimit rrugor. Për ne është vrasje me dashje. Faleminderit ".
DOKUMENTI:
© SYRI.net