Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në përplasje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.
Si pasojë e aksidentit, raportohet për një person të lënduar, i cili është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net